Policia jep detaje të raja për plagosjen në Prizren

Policia ka dhënë detaje të reja për plagosjen në Prizren.

Sipas policisë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj K/njëri boshnjak dhe tjetri shqiptar. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.

“ Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me 61-fishekë, me të cilën dyshohet se ka kryer veprën cekur”.
“ Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit