Dëmtohet Xhamia e Namazgjahut, reagon kryetari i Prizrenit

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar për dëmtimet në Xhaminë e Namazgjahut në Prizren.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Haskuka ka ftuar Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët.

“Dëmitmi i pronës publike është vandalizëm dhe i sanksionuar me ligj, ndërsa dëmtimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore është vepër penale. Sipas ligjeve në fuqi, dënimi për këto vepra mund të shkojë deri në 5 vjet burgim.

Dëmtimet e shkaktuara në xhaminë e hapur të Namazgjahut janë akte kriminale nga njerëz të papërgjegjshëm dhe qyqar.

Ftoj Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që t’i gjejnë fajtorët në mënyrë që t’i marrin dënimet e merituara.

Objektet e trashëgimisë kulturore janë pasuri e përbashkët që e dallojnë Prizrenin si qytet historik dhe për to duhet të kujdesemi sikurse që kujdesemi për shtëpinë tonë”, ka shkruar në Facebook, Haskuka.

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit