11.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Policia e Malishevës i hap dyert për fëmijët

Stacioni Policor në Malishevë, sot i ka hapur dyert e saj për fëmijët të cilët vijojnë mësimin në nivelin parashkollor.

Ky aktivitet i policisë organizohet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. Fëmijët janë pritur nga komandanti i stacionit policor në Malishevë Azem Krasniqi, dhe zyrtarët tjerë policor, ndërsa ishin prezent edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe zyrtarja për të drejtat e njeriut, Vera Bytyçi.

Krasniqi, i ka njoftuar fëmijët me aktivitetet dhe rolin e policisë, në veçanti në raport me fëmijët, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por edhe me aktivitetet tjera policore, si dhe me sektorët e policisë, brenda stacionit në Malishevë.

 

Edhe nënkryetari Berisha, i ka përgëzuar policinë për punën e bërë, ndërsa fëmijëve ju ka uruar ditën e fëmijëve dhe i ka siguruar se komuna do të jetë në mbështetje të tyre, në vazhdimësi.

Zyrtarët policor në Malishevë, i kanë njoftuar me punën që bëjnë, në mënyrë konkrete, duke iu demonstruar në praktikë punën e tyre që bëjnë, si dhe pajisjet që i përdorin për zhvillimin e aktiviteteve të rregullta policore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hajnat futën në një shtëpi në Ngucat të Malishevës, vjedhin para e stoli ari

Shtëpia e një familje në fshatin Ngucat të Malishevës ka qenë cak i hajnave ditën e djeshme. Siç thuhet në raportin e Policisë, një person...

“Bereqeti” shpërndan hurma për punëtorët e administratës në Dragash

Drejtori i Administratës Komunale, Veton Halili, sot shpërndau rreth 60 pako me hurma për punëtorët e administratës komunale në emër të shoqatës “Bereqeti”, e...

Lajmet e Fundit