Ekspozitë me punime të realizuara nga pjesëmarrësit e Kurseve të Aftësimit Profesional

Në ambientet e Institutit Yunus Emre në Prizren u bë hapja e ekspozitës me punimet e realizuara në kuadër të Kurseve të Aftësimit Profesional, të organizuara nga Komuna e Prizrenit me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Qendrës së Kurseve të Aftësimit Profesional në Komunën e Konyas (KOMEK).

Në këtë ekspozitë u prezantuan punimet artizanale të punuara në pesë kurset e Veshjes, Qëndisjes me rruza në gjergjef, Pajisjeve shtëpiake (dyshekë, peshqirë, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mësalla tryeze, paje nusesh etj), Djegie në Dru (Pyrography) dhe Reliev në letër.

Në hapjen e ekspozitës i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili theksoi rëndësinë e përfitimit të aftësive profesionale dhe artizanale si në zhvillimin individual të pjesëmarrësve të kursit, ashtu edhe në zhvillim shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Gjatë kësaj ekspozite u shpërndanë edhe certifikatat për pjesëmarrësit e kurseve, që zgjatën rreth 4 muaj.

     

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit