8 C
Prizren
E premte, 31 Janar, 2025

Gashi kryeson mbledhjen e RYCO-s

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në mbledhjen e 9-të të Bordit Drejtues të RYCO-s. Në këtë takim morën pjesë të gjitha vendet anëtare si Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina.

Gjatë këtij takimi u trajtuan një numër i madh i projekteve dhe programeve rinore, të cilat pritet të implementohen gjatë vitit 2019, në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, projekte këto të cilat kanë për qëllim përmbushjen e misionit të RYCO-s, sa i përket bashkëpunim rinor rajonal.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se “takimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë edhe për të rinjtë e vendeve anëtare në përgjithësi, dhe të rinjve kosovarë në veçanti, duke marrë për bazë se shumica e vendimeve për projektet rinore por edhe për strukturën e re të RYCO-s po merren në kohën kur Kosova po udhëheq me këtë organizatë rajonale rinore, e cila ka dalë nga procesi i Berlinit”.

Mbledhja e sotme është jashtëzakonisht e veçantë për procesin e vendimmarrjes sidomos pas sfidave që kemi kaluar që nga marsi i këtij viti. “Nuk ka qenë periudhë e lehtë dhe sigurisht ka kërkuar angazhim intensiv dhe kompromis për të tejkaluar ngërçin e krijuar. Ka qenë shumë sfiduese posaçërisht për mua si kryesues i Bordit të RYCO-s për vitin 2019, por njëkohësisht përfaqësues i Qeverisë së Kosovës, që të gjej një zgjidhje e cila do të mundësonte vendimmarrje të plotë në RYCO. Andaj edhe dita e sotme është provë që Qeveria e Kosovës është realisht e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e RYCO-s dhe bashkëpunimin rajonal në përgjithësi”, u shpreh ministri Gashi.

Tutje Gashi tha se procesi i vendimmarrjes për strukturën organizative të re është determinues për të ardhmen e RYCO-s, andaj edhe kam insistuar që përpara çdo vendimi rreth kësaj pike të ketë një takim fizik ku ne do të diskutonim bashkë të gjitha pyetjet, shqetësimet tona në raport me të.

Më Shumë

DokuFest fton të rinjtë në kampin e katërt ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet...

Partizani fiton në Prizren

Partizani fitoi në Prizren ndaj Junior 06 Moni Bau me shifrat 70:83 (21:23, 8:15, 22:30, 19:15), në javën e gjashtë të Liga Unike Femrat. Derisa...

Lajmet e Fundit