19.2 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Prizren / Zhgënjimi i babait të dëshmorit, Islam Bytyqi tregon pse i shau zyrtarët shtetëror

I ftuar në studion e Frontal ishte Islam Bytyqi, veteranë i Luftës së Kosovës dhe baba i dëshmorit.

Në 20 vjetorin e çlirimit  të Kosovës, Bytyqi shprehu mllefin që ka ndaj pushtetarëve. Sipas tij, ata po e njollosin gjakun e dëshmorëve dhe vlerat e luftës. E madje ata po përfitojnë personalisht nga kjo.

E për T7 ai tregoi për arsyet që e nxitën të reagojë në këtë mënyrë në Landovicë.

“Unë shpërtheva u mbush kupa se shumë padrejtësi. Këtu nuk trajtohen si duhet familjarët e dëshmorëve, invalidëve. Kurrë nuk i them shoqatës me më pru bukë po trajtona si njerëz. Kur shkoj në komunë pritna mirë.”

Islam Byqyti është i zhgënjyer me mënyrën se si janë kujdesur për lapidarin e dëshmorëve në fshatin Landovicë.

“Ky është lapidari i dëshmorëve që është i rrëzuar në mungesë të kujdesit. Unë e kam prit që Serbia më vret, por kurrë nuk e kam prit që dëshmorët të rrinë në baltë. Komuna nuk ka marrë hapa.”

Ai tha se asnjëherë nuk është bërë pishman për pjesëmarrje në luftë, mirëpo e ka vetëm një kërkesë për institucionet.

Unë si Islam Bytyqi kurrë mos të më vijnë e të më nderojnë si islam, por të na nderojnë si të gjithëve. Duhet të kujdesën për familjarët e dëshmorëve si duhet por, jo në këtë mënyrë. Kur erdhën me xhipa me gella, prej klimës, neve na ka mbyt dielli. Ajo t prekë kur i sheh nënat e gratë e dëshmorëve në zi ende.”

Mes të tjerash, Bytyqi tregoi edhe për momentin e vdekjes së djalit të tij, Agron Bytyqit.

“Djali im ka vdekë me 27 maj më 1999, në Qëndresë në fshatin e Nait Hasanit. 12 ditë para lirisë. I ka marrë 13 plagë. Ai i ka dhënë ndihmë shokut të tij e vet ka vdekë. Vllau i tij e ka mbajtë. Gjashtë ditë ka jetuar me ato plagë. Kanë tentu me e largu për në Shqipëri. Në 12:40 minuta ai ka vdekë aty dhe e kanë varros në Qëndresë.”

Ndërkaq, pati edhe një kërkesë për më shumë respekt për familjet e dëshmorëve e veteranët e luftës.

“Iu bëj thirrje të gjitha shoqatave, hapni sytë e kontrollojeni Veten pak respektoni kategoritë e dala nga lufta, sidomos viktimat se të gjithë kanë dhënë shumë. Ato duhet t’i respektojmë e duhet të kujdesemi për të gjithë.”

Islam Bytyqi është veteranë i luftës së fundit në Kosovë, djali i të cilit vdiq duke luftuar për lirinë e vendit.

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje...

Komuna e Dragashit hap konkurs për ndarjen e bursave për studentët

Drejtoria Komunale për Arsim në Komunën e Dragashit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e komunës që ndjekin studimet në universitetet...

Lajmet e Fundit