14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Për rrahjen e nxënësit në Rahovec shkolla nuk shqetësohet

Dhuna fizike ndaj nxënësve nëpër shkolla të vendit, sidomos në fshatra, ende është e pranishme.

Në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, në Pataqan të Ulët në Rahovec, arsimtari i gjuhës shqipe, Samidin Zeka, e ka rrahur një nxënës të klasës së 9-të.

Ky i fundit kishte hyrë në fushë të sportit për të luajtur me të tjerët, por profesori i kishte thënë atij të dalë nga fusha. Derisa nxënësi nuk e kishte dëgjuar, ai e ka rrahur atë, raporton KTV.

Zeka dhe drejtori i kësaj shkolle, Avdi Mustafa, nuk e kanë parë të arsyeshme të flasin rreth kësaj çështjeje, duke e konsideruar si joserioze.

Përderisa prej frikës se fëmijës së tyre mund t’i përsëritet kjo, as prindërit nuk kanë pranuar të flasin.

E drejtori i Arsimit në komunën e Rahovecit ka thënë se nuk është në dijeni në lidhje me rastin, por ka shtuar se do të marrë informacione, për të parë se çfarë masash do të merren ndaj mësimdhënësit në fjalë.

Nxënës të tjerë në shkollës, prapa kamerës, kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që arsimtari në fjalë përdor dhunë fizike, pasi që ka edhe të tjerë që janë rrahur.

Më Shumë

Bogujevci inspekton punimet restauruese në ish-Kazermën e Prizrenit

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi, kanë vizituar objektin e trashëgimisë kulturore “Ish-Kazerma e qytetit” në Prizren,...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit