Synon zhvillimin ekonomik të Prizrenit

luli47Kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi është takuar mbrëmë elektoratin e nëndegës “ 28 Nëntori “.

Kabashi, para antarëve dhe simpatizantëve të koalicionit, duke prezantuar programin e tij qeverisës, tha se platforma e tij qeverisëse, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik, të bazuar në katër shtylla kryesore:

“Funksionalizimin e zonave industriale, investimet në sektorin e bujqësisë, investimet në turizëm, dhe në sektorin e ndërtimtarisë, shtylla këto që do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Kabashi.

Ai premtoi elektoratit të koalicionit, se mirëqeverisja gjatë katër viteve të ardhshme, do të ndjehet tek secili qytetarë i Prizrenit, dhe në familjet prizrenase.

“Zhvillimi ekonomik, me investimet në këto shtylla kryesore, do të na mundësojë që gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, çdo familje në komunën e Prizrenit, të ketë së paku një të punësuar”,.

Ai tha se nuk do të mungojnë investimet edhe në sektorët tjerë, dhe si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të luftojë korruspionin prej vetvetës e deri tek punëtorët e administratës.

“ Unë nuk do të jem i korruptuar, e derisa unë s’do të korruptohem, as ekipa ime qeverisëse e as punëtorët e administratës sdo të lejojë të korruptohen. Në këtë takim elektoral, u bë edhe prezantimi i kandidatëve të Asamblesë Komunale nga kjo nëndegë, dhe kandidatëve tjerë që ishin prezentë në këtë takim”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash

Policia ka njoftuar se persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit