Ministri Gashi miraton Strategjinë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit 2019-2023

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Forcimin e Sistemit të së Drejtës së Autorit 2019-2023.

Me këtë rast ministri Gashi u shpreh se Strategjia Kombëtare ofron një plan qartë e të detajuar përmes të cilit të gjitha palët e interesit mund të punojnë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta si dhe të inkurajojnë kreativitetin, për një kulturë më të pasur dhe ekonomi më të zhvilluar.

“Për të arritur përmbushjen e objektivave të Strategjisë, është paraparë që në pesë vitet e ardhshme të ndërmerren veprime të vazhdueshme të cilat kanë të bëjnë me avancimin e kornizës legjislative, nxjerrjen e ligjeve dhe akteve nënligjore me qëllim të adresimit të çështjeve si dhe harmonizimin e plotë me legjislacionin e BE-së, forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse dhe një sërë aktivitetesh tjera”, tha ministri Gashi.

Ai theksoi se qëllimi i aktiviteteve të lartpërmendura është ngritja e nivelit të vetëdijes për fushën e të drejtave të autorit, nxitja e krijimtarisë kreative, ulja e nivelit të piraterisë dhe përforcimi i sistemit të të drejtave të autorit.

“Misioni i Strategjisë është zhvillimi i një sistemi Kombëtar për të Drejtën e Autorit që inkurajon krijimtarinë intelektuale duke rezultuar në zhvillim ekonomik, social dhe kulturor të Kosovës” u shpreh ministri Gashi duke i siguruar autorët dhe krijuesit që Strategjia e miratuar do të sjellë zbatim më efektiv të të drejtave të tyre.

Ai në fund u bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku që e drejta e autorit të mbrohet e respektohet.

Më Shumë

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit