Vazhdon zgjedhja e kryesive dhe kryetarëve në fshatrat e Malishevës

Edhe mbrëmë ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, ku janë duke u zgjedhur kryesitë dhe kryetarët e tyre. Mbrëmë janë mbajtur zgjedhjet në fshatrat Berishë, Fshat i Ri, Shkarashnik, Gollubovc dhe Plloqicë, ndërsa procesi i zgjedhjeve është monitoruar nga komisioni komunal, për organizmin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në fshatra dhe vendbanime.

Në Berishë, kryetar i fshatit është zgjedhur Eshref Berisha, në Fshat të Ri, kryetar është zgjedhur Arton Zogaj, në Shkarashnik, kryetar është zgjedhur Milaim Thaçi, në Gollubovc, është zgjedhur Hasan Morina dhe në Plloqicë, është zgjedhur Gani Thaçi.

Pjesa dërmuese e fshatrave të Komunës së Malishevës, tashmë i kanë zgjedhur kryesitë e reja dhe kryetarët, të cilët do ti përfaqësojnë ata në katër vitet e ardhshme.

 

 

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit