33.8 C
Prizren
E enjte, 29 Korrik, 2021

“DokuFest” synon të zbërthejë të vërtetën nëpërmjet artit

E vërteta sivjet në Kosovë do të eksplorohet edhe nëpërmjet artit. Këtë do ta bëjë një prej festivaleve më të mëdha në rajon sa i përket kinematografisë. Të hënën kanë filluar që të shpalosen detaje të edicionit të 18-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Si çdoherë, qyteti antik i Prizrenit do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend. Këtë vit organizatorët e Festivalit kanë bërë të ditur se ngjarja do të mbahet nga 2 deri më 10 gusht. Përgjatë këtyre ditëve Prizreni do të bëhet përsëri qendër e kinematografisë. Në kuadër të edicionit të sivjetmë të “DokuFestit” vëmendja e filmbërësve, gazetarëve dhe ndjekësve të Festivalit do të jetë drejt së vërtetës.

Në një vit dhe në një botë të dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të tjerët, duke zgjedhur “Të vërtetën” si temë të edicionit të sivjetmë të Festivalit. As në këtë edicion nuk do të mungojnë panelet e diskutimit, masterklasat e ligjëratat e shumta të filmbërësve të ndryshëm.

Veton Nurkollari, drejtor artistik i Festivalit, ka thënë se ky edicion do të sjellë më shumë se 200 filma, ku 10 prej tyre zbërthejnë edhe drejtpërdrejt temën e sivjetshme.

“Do të mundohemi të eksplorojmë më shumë se të vërtetën duke u fokusuar edhe në lajme të rreme”, ka thënë Nurkollari.

“E vërteta pushon këtu” është fjala me të bardhë që është theksuar në dizajnin e temës së sivjetshme, realizuar nga artisti Driton Selmani. “Nuk është qëllimi që të zbulohet e vërteta, mirëpo do të mundohemi që të hapim një debat rreth asaj dhe sidomos rreth lajmeve të rreme në Kosovë, por edhe në botë, dhe kjo mund të jetë si nismë e vogël për të eksploruar më shumë në atë drejtim”, ka thënë Nurkollari.

Për të zbërthyer më shumë të vërtetën për këtë edicion janë kuruar edhe programe të veçanta si “Rrëfimet zhbiruese të së vërtetës: Larisa, Handsworth, Orestes “ kuruar nga Sezgin Boynik, Tevfik Rada dhe Nagehan Uskan. Në kuadër të këtij programi do të shfaqen filmat: “About Narration” nga viti 1975 nga Harun Farocki dhe Ingemo Engström, “Handsworth Songs” i Black Audio Film Collective (BAFC), i vitit 1987, dhe “Notes Towards an African Orestes” nga Pier Paolo Pasolinit, i bërë në vitin 1970.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Më Shumë

Malishevë: E gjuan bashkëshortin me filxhan shkaku i xhelozisë, 5 muaj burgim me kusht

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 5 mauj burgim me kusht të akuzuarën se e kishte shtyrë bashkëshortin dhe e...

Kandidati i LDK-së për Malishevë: Do te jem befasia e këtyre zgjedhjeve

Bajrush Hoti zyrtarisht është kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kreun e komunës së Malishevës. Hoti duke folur në emisionin “Edicioni Special” tha se...

Sot përurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se sot do të përurohet shtatorja e ikonës të futbollit shqiptar, Fadil Vokrrit. Përurimi do të bëhet në...

Merret vendimi për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit me targa nga Kosova...

Policia kroate: Identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar, shoferi është dërguar në burgun e Pozhegës

Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan...

Tri vjet pa Adem Demaçin

Sot bëhen tri vjet që kur ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i njohur si Mandela i Kosovës. Me prejardhje nga fshati Lupq...

Dogana shënon rekord në të hyra, mbi 700 milionë euro deri më sot

Dogana e Kosovës ka mbledhur mbi 700 milionë euro të hyra, nga 1 janari deri më dje, 26 korrik. Sipas njoftimit të Doganës, kjo është...

Politikanët rrihen live në emision: Më pas i zgjasin dorën njëri tjetrit

Dy politikanë nga Moldavia , Sergio Tofilat dhe Ghenadie Cosovan tronditën shikuesit me një përleshje gjatë një shfaqje televizive. Tofilat, një ish këshilltar i presidentit...

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Brod të Kroacisë, ku mbeten të vdekur...

Mytaher Haskuka do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prizrenit

Mytaher Haskuka sipas të gjitha gjasave edhe për një mandat do t’i hyjë garës për kryetar të Prizrenit. Gazeta Blic ka marrë vesh se në...

2021 New York premton 100 dollarë për ata që vaksinohen

100 dollarë për ata që vaksinohen. Është ideja e fundit e Nju Jork për të nxitur skeptikët e vaksinës të imunizohen kundër koronavirusit. Përballë një...

Distria Krasniqi shënon fitore në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020”

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, duket se e ka nisur mbarë garimin në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020” duke mposhtur Chen Hao Lin të Taipeit Kinez...

41 gradë, Prizreni regjistron temperaturën më të lartë

Prizreni është parashikuar që të arrijë temperaturën prej 41 gradë celsius këtë të martë. Në tërë vendin është duke mbretëruar mot i nxehtë, i cili...

Nisin sot Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Tashmë gjithçka është gati, sot në 13:00 (me orën e Shqipërisë) do të startojë ceremonia e hapjes së veprimtarisë më të madhe globale sportive,...

Gjermani: Një i vdekur, 16 të lënduar dhe katër të zhdukur nga shpërthimi në një fabrikë

Re të mëdha tymi, një viktimë, katër të plagosur rëndë dhe dymbëdhjetë të plagosur të lehtë është bilanci i tanishëm i një shpërthimi të...

Latifi flet nga Kroacia: Trupat e pajetë mund të arrijnë nesër në Kosovë

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, fillimisht...

Lajmet e Fundit