8.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë gjermanë ofrojnë mbështetje për Gjimnazin Loyola në Prizren

Një delegacion i lartë gjerman i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport i Landit Baden-Württemberg, ka vizituar dje Gjimnazin Loyola në Prizren.

Në mesin e këtyre zyrtarëve gjermanë, disa prej tyre edhe me pozita të larta në Parlamentin Evropian, ishin edhe  Berthold dhe Zielosko-Labonte.

Në fillim të takimit, drejtori gjeneral i kësaj shkolle, Fadil Hamzaj, mysafirët e lartë i njohu me funksionimin dhe me sukseset e deritanishme të shkollës.

Pjesë e delegacionit ishin zyrtarë nga fusha e politikës, arsimit dhe biznesit, të cilët ofruan mbështetjen e tyre për këtë shkollë, duke premtuar mbështetjen me profesorë gjermanë, si pjesë e stafit pedagogjik, që do të ofrojnë përvojën dhe dijen e tyre në të mirë të arritjeve më të larta dhe punës profesionale në procesin e edukimit dhe arsimimit.

Gjatë qëndrimit në Gjimnazin Loyola, miqtë gjermanë kanë parë nga afër punën që bëhet këtu, janë njohur me ambientet dhe kushtet e punës, duke shprehur edhe konsideratën e tyre për seriozitetin dhe përkushtimin për të ofruar më të mirën në fushën e edukimit për të rinjtë e vendit tonë, por edhe të rajonit.

Më Shumë

Policia nuk ndalet: Identifikohen pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë

Gjatë kësaj jave, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Suharekë ka arritur të identifikojë pesë persona të dyshuar për përfshirje në raste të...

Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është...

Lajmet e Fundit