6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Organizata zvicerane AQH ndihmon QKMF-në e Malishevës me mjete pune

Organizata zvicerane AQH e cila merret me sektorin e shëndetësisë, në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, përsëri i ka përkrahur me mjete konkretizuese.

Donacioni i fundit që AQH e ka sjellë për QKMF-në, është në vlerë prej dy mijë euro, në mjete pune.

“Krahas trajnimeve të vazhdueshme, që AQH i ofron stafin mjekësor në Malishevë, edhe donacionet në mjete të punës janë të vazhdueshme. Edhe ky donacion është në vazhdën e përkrahjes së tyre për shëndetësinë në Malishevë”, tha drejtori i drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Komunën e Malishevës, Liridon Hoti.

“Në emër të drejtorisë, e falënderoj organizatën AQH, e cila ka dhënë shumë për Malishevën dhe në vazhdimësi është duke e përkrahur QKMF-në, si në mjete pune, ashtu edhe trajnime profesionale, dhe të gjitha këto me qëllim të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Malishevës”, tha drejtori Hoti.

Ai, gjithashtu e falënderoi AQH-në, për bashkëpunimin shumë të mirë me QKMF-në dhe Komunën e Malishevës.

Më Shumë

Të gjitha rrugët e Prizrenit çojnë në “Sezai Surroi” të mërkurën

Bashkimi ka bërë thirrje për mbështetje masive të tifozëve në prag të nisjes së gjysmëfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë ndaj Borës. “E mërkurë, gjithë...

Shtyhet aksioni i pastrimit në Suharekë për shkak të reshjeve të shiut

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe reshjeve të shiut, është shtyrë aktiviteti i pastrimit i planifikuar të mbahej më 22 prill në...

Lajmet e Fundit