6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

“DokuFest” i dorëzoi UPZ-së Doracakun “Filmi në Mësimdhënie”

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” , Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, të hënën priti në takim znj. Linda Llula dhe z. Erol Bilibani nga OJQ “DokuFest” në Prizren. Me këtë rast është bërë dorëzimi i Doracakut për studentët dhe mësimdhënësit e ardhshëm “Filmi në Mësimdhënie”.

Doracaku është produkt i trajnimeve dhe realizimeve të planeve mësimore për mësimdhënie me film. Po ashtu është edhe CD në të cilën gjenden filmat dokumentar për planifikim të njësive mësimore. Projekti është financuar dhe realizuar nga Dokufest në bashkëpunim me profesorët e Universitetit “Ukshin Hoti”, në mesin e tyre edhe prof. Luan Vardari.

Rektori Temaj i falënderoi përfaqësuesit e “DokuFest” për punën e bërë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për universitetin.

Ai theksoi se e mirëpret bashkëpunimin me këtë organizatë prestigjioze e cila e ka afirmuar Prizrenin dhe gjithë Kosovën në botë me punën e bërë sidomos me organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest”.

Më Shumë

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Lajmet e Fundit