9.8 C
Prizren
E hënë, 1 Dhjetor, 2025

Një muaj paraburgim për shoferët e “Sharr Travel”-it

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj dy shofereve të asgjësisë së autobusëve “Sharr Travel”.

Ata, akuzohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Komunikata e plotë

Gjykata Themelore e Prizrenit – dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurve me iniciale SH.S. , M.M. nga Vushtrria dhe B.B. nga fshati Hajvali Komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kane kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag.9 lidhur me parag. 6 lidhur me parag.l dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 29.06.2019 ne ora 05:00 min. , dhe do të zgjas deri me 29.07.2019.

Gjykata duke u bazuar në neni 187 parg, 1 nen parg. 1.2 pika 1.2.3 ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartcekur për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit të punësuar si shofer të K.T.”Sharr Travel” në bash kryerje kanë kryer veprën penale shkaktimi i rrezikut te përgjithshëm ku nga veprimet e të pandehurve si përgjegjës të vozitësve të autobusëve dhe nga pakujdesia e tyre kanë pësuar dy persona me fatalitet, duke u ndaluar gjatë mesit të natës në vendin ku ka qenë e ndaluar ndalimi në urë të autostradës “Ibrahim Rugova” në afërsi të fshatit Sllapuzhan, Komuna e Suharekës duke i ndalur në vendin ku ndalohet ndalja në urë, e kështu duke shkaktuar rrezikim të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë me ç’rast kanë pësuar dy persona me humbje të jetës duke tentuar të kalojnë në trasën tjetër të rrugës për ti shkëmbyer telefonat.

Më Shumë

Kamioneta rrezikon trafikun, lëviz pa drita sinjalizuese në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një kamionetë është parë duke lëvizur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ pa drita sinjalizuese, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në trafik. Sipas pamjeve të dërguara...

Abrashi: Koalicioni ynë i vetëm është me qytetarët – LVV do të jetë fituesja e opozita humbësja më e madhe

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti i tij politik po hyn në zgjedhjet e 28 dhjetorit me besimin se do të...

Lajmet e Fundit