Gjimnazi Loyola arrin kalueshmërinë 100% në Provimin e Maturës

Edhe këtë vit, Gjimnazi Loyola Prizren ka arritur rezultatin maksimal në Provimin e Maturës shtetërore.

Nga të dhënat që dje publikoi MASHT-i, kalueshmëria e këtij provimi në këtë shkollë është 100%, që do të thotë se provimin e kanë kaluar të gjithë nxënësit, gjithsej 117.

Bazuar në suksesin e përgjithëshëm, sipas lëndëve, arritshmëria e nxënësve të kësaj shkolle arrin në 77.8 %.

Kështu, Gjimnazi Loyola vazhdon traditën e sukseseve të larta, duke qëndruar dukshëm mbi mesataren në nivel vendi.

Më Shumë

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Lajmet e Fundit