Dalin pamjet nga çlirimi i Rahovecit , ja si e ndaluan qytetarët KFOR-in rus (VIDEO)

Ishin ditët e para të çlirimit të Kosovës, kur forcat e KFOR-it rus u përballen me qytetarët e Kosovës. Qytetarët e Rahovecit, kishin kundërshtuar ashpër KFOR-in rus duke tentuar të mos i lejojnë që të futën në qytetin e tyre.

Përmes një marrëveshje të re mes NATO-s dhe Rusisë ishte marrë vendim që Rahoveci t’i kalohej nën kontroll forcave ruse, gjë që u kundërshtua ashpër nga shqiptarët.

Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë bllokadën derisa NATO dhe Kombet e Bashkuara të bien dakord t’i dërgojne rusët kudo tjetër.
Në videon e rrallë të kapur nga AP thuhet se rusët shikohen me armiqësi në Kosovë për shkak të lidhjeve të tyre tradicionalisht të ngushta me Serbinë.

Më tutje në video thuhet se, Moska kundërshtoi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, të cilat larguan forcat serbe nga Kosova.

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Lajmet e Fundit