10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

ORCA: Nuk do të mbyllet universiteti i Prizrenit

Pas lajmit të publikuar në media se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ka vendosur që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020, Universitetit Publik të Mitrovicës, Universitetit të Pejës dhe Universiteti të Prizrenit, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dalë me një sqarim për opinion.

Kjo organizatë ka sqaruar se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk do të mbyllen, mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit kademik, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm

Sipas kësaj organizate KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare, çka me automatizëm nënkupton mosakreditim.

Më poshtë sqarimi i ORCA për mos akreditimin e universiteteve publike:

“ORCA si organizatë monitoruese e KShC-së sqaron mediet dhe publikun se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm”,  thuhet në sqarim.

“KShC po ashtu sot nuk u ka dhënë akreditim disa institucioneve private si FAMA, Iliria, Tempulli dhe Kosova Art Academy, ndërsa Kolegji Biznesi dhe Juridica nuk kanë aplikuar fare çka me automatizëm nënkupton mosakreditim”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Suhareka nderon Yllin me Simbol të Komunës

Komuna e Suharekës ka vlerësuar klubin e basketbollit Golden Eagle Ylli, duke i ndarë Simbolin e Komunës si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij...

Lajmet e Fundit