Aksidenti me tre të vdekur në Rahovec, kërkohet paraburgim për shoferin

Në fshatin Bërnjak të Rahovecit më 26 korrik të këtij viti vdiqën tre persona në një aksident trafiku.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.H., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”.

“Më 26 korrik 2019, rreth orës 14:20 minuta, në fshatin Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i pandehuri D.H., ka rrezikuar trafikun publik, duke e vënë në rrezik jetën e njerëzve, ku gjatë drejtimit të automjetit të markës “Renault Laguna”, shkakton aksident në komunikacion, duke dal në drejtimin e kundërt të rrugës dhe e godet automjetin e markës” VË Golf II”, thuhet në deklaratë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë tre persona. Dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe një tjetër pasi ka arritur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa i pandehuri dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Prokurori i rastit ndaj të njëjtit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

     

    Më Shumë

    Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

    Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

    Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

    Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

    Lajmet e Fundit