Kapen me marihuanë, arrestohen dy persona në Vërmicë

Dy raste të sekuestrimit me substanca narkortike kanë ndodhur në fshatin Vërmicë të Prizrenit, njofton Policia e Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur rreth ores 20:00 të mbrëmjës, ku një i dyshuar pas kontrollit të policisë i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 3.51 gram.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur pas mesantës, ku një personit të dyshuar, policia ka arritur t’ia sekuestrojë 7.55 gram narkotikë të llojit marihuanë, një grinder dhe një pako me rizlla.

Siç ka njoftuar policia, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. In

Më Shumë

17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Një rast i rëndë është shënuar të shtunën në Ulqin, ku 17-vjeçari me inicialet E.K., nga Malisheva, raportohet se humbi jetën teksa ishte duke...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit