UPZ arrin bashkëpunim me Universitetin Camarino në Itali

 

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe Prorektorët, Prof. Ass. Dr.Shemsi Morina të premten kanë pritur në takim një delegacion nga Universiteti i Camarino në Itali, me rast është iniciuar bashkëpunimi dy palësh. Në takim ishin prof. Slaudio Pettinari Rektor dhe prof. Reneto De Leone profesor në këtë universitet.

Bashkëpunimin mes dy universiteteve e kanë iniciuar Zv. Ministri i Diasporës, Afrim Bekteshi-ish studentë i UPZ-së dhe znj. Ariana Kosova, President e Lidhjes së mësuesve shqiptarë në Itali, e cila po ashtu ishte pjese e takimit.

Rektori Temaj e vlerësoi lartë fillimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe theksoi se do të kujdesen që kjo iniciativë të jetë frutdhënëse.

Zv. Ministri i Diasporës Bekteshi theksoi se për të ka qenë nder, privilegj dhe emocion i vecantë që të kujdeset për këtë takim, duke marr parasysh se ai studimet i ka kryer në këtë tempull të dijës i cili pa dyshim që do të zhvillohet edhe në aspektin e ndërkombëtarizimit, e cila marrëveshje shkon në këtë funksion. A shtoi se ashtu si ka ndodhur me UP do te kujdeset qe edhe studentët e UPZ të fitojnë bursa për të studiuar në këtë universitet prestigjioz që do të jetë pjesë e marrëveshjes.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit