Tragjedi në Suharekë: Rryma mbyt një person

Një person në Suharekë ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma.

Sipas Policisë, ai ishte sjell pa shenja jete, ndërsa sipas dëshmitarëve, viktima ishte goditur nga rryma.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML.

Rasti është duke u hetuar.

“Suharekë 07.08.2019-15:45. Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime”, shkruhet në njoftim të policisë.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Lajmet e Fundit