Gjuajti me armë zjarr në një aheng familjar, policia arreston të dyshuarin në Suharekë

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Peqan të Suharekës.

Policia e Kosovës, bën të ditur se i dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Njësiti policor ka konfiskuar armën e kalibrit 9 mm dhe një karikator, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:35.

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit