Veseli vizitë për Bajram në Prizren në familjen që dha hero e dëshmorë për liri

Mesditën e tij, bashkë edhe me bashkëshorten Violetën, Kadri Veseli e ka vazhduar në Prizren për vizitë tek familja Shala, e cila dha hero dhe dëshmorë për lirinë e Kosovës.

“Bashkë me Violetën, vendosëm që vizitën e parë për këtë Bajram ta bëjmë në Prizren, tek familja e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala. Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson. Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe të tyre, ta lehtësojë sadopak kujtimi për ta dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë”, ka shkruar Veseli.

Gjatë ditës, Veseli me bashkëshorten e tij, Violetën, kanë vizituar edhe BIK’un për festën e Kurban Bajramit.

Veseli gjithashtu shfrytëzoi këtë vizitë që të bëjë pak fushatë, ku edhe premtoi ndërtimin e një xhamie tek Ura e Ibrit.

Ai mes tjerash uroi që gjithë haxhilerët të kthehen mirë në Kosovë.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit