Ngordh ariu i Prizrenit, aksidentohet nga një veturë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:40), në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një ariu. Një person ka pësuar lëndime trupore ndërsa ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar Shaban Omsanollaj për Gazetën Experss.

Gjatë lëvizjes së veturës me targa të Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova” , ariu ka dalë në rrugë dhe është goditur nga vetura.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova skatësisht në drejtimin Vërmicë-Prishtinë, në kilometrin e tetë. Është goditur një ari me një veturë me targa të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar tre persona dhe ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit