Limaj kujton komandant Petritin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, kujton 21 vjetorin e rënies heroike të Remzi Ademajt – Komandant Petriti, jetën dhe veprën prej luftëtari, duke thënë se rënia e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore.

Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se, Petriti do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq se si luftohet për vendin.

Postimi i plotë:

Sot, në 21-vjetorin e rënies kujtojmë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës dhe një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Ademaj- Komandant Petriti.

Petriti do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq se si luftohet për vendin.

Rënia e tij ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore.

Lavdi jetës dhe veprës së Remzi Ademajt! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!

FL

Fotografia e NISMA Socialdemokrate

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit