“Vjelja e rrushit në Rahovec nisi sot dhe një argat e bëra edhe unë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka vizituar Rahovecin, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se rrushi u poq dhe në vjeljen që nisi sot në Rahovec një argat e bëri edhe ai.

“Vreshtarinë dhe verëtarinë i kemi traditë të trashëguar me krenari ndër breza. Vreshtarëve u urova prodhimtari edhe më të madhe në vitin që vjen”.

“Së bashku me turizmin rural, këta sektorë përbëjnë potencial të madh zhvillimi dhe kanë nevojë për mbështetje edhe më të madhe. Me burimet që kemi dhe me një luftë të pakompromis kundër korrupsionit, të rinjtë tanë më nuk do të kenë nevojë të largohen dhe ta punojnë tokën e tjetërkujt”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit