Grabitje si nëpër filma, me armë hajnat vjedhin pompën e benzinës në Rahovec

Tre persona të panjohur nën kërcënimin e armëve duke lënduar rojet kanë grabitur rreth 900 euro të holla në një pompë të derivateve në fshatin Kramovik të Rahovecit.

Rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:00.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, i cili tha gjatë grabitjes nuk ka pasur viktima, ndërsa rojet e pompës kanë pësuar lëndime.

“Të shtunën në mbrëmje rreth orës 22:00 ka ndodhur një grabitjes në një pompë të derivateve në fshatin Kramovik të Rahovecit. Viktima nuk ka pasur por të dyshuarit kanë përdorur forcë në rastin e grabitjes dhe rojet e pompës kanë pësuar lëndime të lehta”.

Policia konfirmoi grabitësit kanë pasur një armë të gjatë gjuetie dhe një revole dhe kanë vjedhur rreth 900 euro.

“Për momentin kemi një pistë të hetimeve, kemi disa të dyshuar edhe pse nuk është arrestuar askush, po punojmë në zbardhjen e rastit. Vlera e parave të grabitura është diku rreth 900 euro. Sipas viktimave kanë qenë dy të armatosur që kanë hyrë brenda pompës, ndërsa ata kanë parë edhe personin e tretë i cili nuk ka dalë nga automjeti. Njëri nga grabitësit ka pasur armë të gjatë, armë gjuetie dhe tjetri grabitës ka pasur revole”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës.

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit