21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Ndërron jetë 17 vjeçari që u aksidentua në Rahovec

Ka ndërruar jetë një 17 vjeçar nga Rahoveci i cili ishte aksidentuar me motoçikletë më datën 17.08.2019 në rrugën “UÇK”.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim nga rajoni i Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Me datë 26.08.2019, policia në Gjakovë ka marr informacion nga mjeku kujdestar në QKUK-Prishtinë se ka ndërruar jetë viktima e aksidentit F.Sh/mashkull, shtetas i Kosovës i lindur në vitin 2002. Aksidenti ka ndodhur me datë 17.08.2019 në rrugën “UÇK” në Rahovec. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i çështjes dhe me urdhrin e tij trupi i pa jetë ju është liruar familjarëve” thuhet në komunikatë.

Numri i aksidenteve këtë vit ka shënuar rritje të madhe. Madje vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 41 aksidente. /GazetaExpress/

Më Shumë

Haradinaj përkujton komandant Drinin dhe dëshmorët e 8 Majit: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha – Drini, si dhe dëshmorët...

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Lajmet e Fundit