Avdyli:Pacientët furnizohen ende vetë me barnat

Haxhi Avdyli nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se pacientët ende blejnë barnat vetë dhe se ende nuk po vërehet se ka një furnizim më të mirë të shëndetësisë me barna.

“Ligjet bazike në shëndetësi, rezultati është zero i qeverisjes së shkuar, asnjë projektligj nuk ka ardhur në komision. Nuk mund të krenohemi me gjëra të vogla, ose duhet të rritet buxheti ose të rritet fondi shëndetësor”, tha ai sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Avdyli akuzoi Ismailin se në kohën e tij ka pasur abuzime e keq menaxhim poashtu. Kurse Ismaili tha se LDK-ja ka pasur 4 ministra të shëndetësisë dhe s’kanë punuar asgjë.

Më Shumë

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Lajmet e Fundit