Dënohet me burg i dyshuar për ushtrim të prostitucionit nga Kobaja e Prizrenit

I akuzuari K.RR. nga fshati Kobaj i Prizrenit është dënuar me 1 vit burg për detyrim të prostitucionit.
Ai po ashtu është dënuar edhe me gjobë.

“Të akuzuarin me iniciale K.RR , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1(një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e qëndrimit në ndalim prej 48 orëve, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 500(pesëqind) euro.”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Prizrenit.

“Sepse prej janarit të vitit 2018, në vazhdimësi deri me datën 08.07.2019 në Prizren, ndihmon ose kontrollon personin tjetër përkatësisht gruan e tij-të dëmtuarën me iniciale A.RR.,për qëllime të prostitucionit në atë mënyrë që i pandehuri e ndihmon në gjetjen e klientëve me qëllim të mundësimit të prostitucionit, ku fillimisht përmes telefonit i organizon takimet me klient, në lokale të ndryshme, me të njëjtit paraprakisht merren vesh lidhur me çmimin, e më pas e dërgon të njëjtën në hotele dhe shtëpi të klientëve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit