Kapen me marihuanë, arrestohen dy persona në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren pasi në veturën e tyre, gjatë kontrollit kur është ndalur nga policia, janë gjetur dhe konfiskuar 1.17 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një pako me letra për mbështjelljen – përgatitjen për konsumim të substancave narkotike dhe një sprej, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policisë, të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Rasti procedohet në procedurë të rregullt, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit