11.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

Kadri Veseli premton përkrahje për fermerët e Rahovecit

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli para simpatizuesve të kësaj partie në qytetin e Rahovecit, shprehu mbështetjen e tij për të gjithë fermerët e kësaj ane, duke shtuar se duke qenë kryeministër i Kosovës do ta bëjë Kosovën vendin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor.

Veseli po ashtu tha se programi i tyre synon ekonomi të dijës dhe punës, dhe politikë e cila do ta pengojë korrupsionin dhe nepotizmin.

“Për aq sa na jep zoti fuqi dhe kam me pas përkrahje prej jush, prej qytetarëve të kombit tim, nuk do ketë iniciativë, projekt, fermerë në Komunën e Rahovecit dhe gjithë Republikën e Kosovës, që nuk do i jap përkrahje me gjithë fuqinë financiare dhe institucionale që e ka Kosova, për arsye se nuk ka vend më hallall sesa me i ndihmuar njerëzit që mendojnë me djersën e ballit të vetë, që mendojnë me jetu nga toka e tyre. Nuk ka shumë kompleksitet në projektin tonë ekonomik dhe politik, është një ekonomi e dijës e punës dhe është një politikë e cila është e nderit, e cila ka qëllim me ndal manipulimet, me e ndal lakminë e rëndë që po e dëmton rëndë dhe ai quhet korrupsioni dhe nepotizmi”, tha ai.

Kreu i PDK-së para rahovecianëve ka premtuar se qysh në vitin e parë si kryeministër i Kosovës, do të fillojë projektin për ujitje dhe po ashtu do t’i rrisë çmimin për litër të verës dhe qumështit.

“Kemi me i rrit në krahasim njëjtë me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, kemi me i përkrahë fermerët, kemi me e rritur po ashtu edhe prodhimtarinë e verërave, kemi me e rrit çmimin për litër të verës, kemi me e rrit përkrahjen edhe për qumështin, për aq sa e di është 4 centë ka me i bë minimumi 10 centë”, deklaroi i pari i PDK-së.

Duke i ftuar të gjithë të jenë të bashkuar me 6 tetor, Veseli tha se vetëm të bashkuar rreth vizionit të PDK-së, Kosova mund të bëhet vendi më i zhvilluar në tërë rajonin.

“Të punojmë bashkërisht, unë e di që për një ditë nuk do mund t’i kryejmë të gjitha gjërat e di që ka shumë probleme, të cilat i ka aktualisht familja jonë familja në çdo qytet, në çdo fshat të Kosovës. Unë e di se ka të rinj dhe të reja pa punë, iu thërras të gjithëve hajdeni ta forcojmë dhe hajde ta ndihmojmë njëri-tjetrin, hajde ta ndryshojmë Kosovën bashkërisht, dhe po ua jap fjalën që nëse arrijmë të bëhemi bashkë përreth këtij vizioni, kemi me e ndryshua shumë fortë Kosovën, kemi më e bë Kosovën një ndër vendet më të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor”, tha Veseli.

Në këtë pasdite Partia Demokratike e Kosovës para simpatizuesve të saj në Rahovec ka prezantuar edhe kandidatët për deputet në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, e që vijnë nga kjo komunë emrat e të cilëve janë Andin Hoti, Elira Mullaabazi, Betullah Deliu dhe Idriz Vehapi

Më Shumë

Policia në Prizren shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me një rast penal të ndodhur më 28 shkurt...

LDK i vazhdon tubimet sot në Malishevë

Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të jetë në...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit