Prizren/ Gjatë emisionit live, një lypës afrohet dhe kërkon para nga kandidatët, shikoni reagimin e tyre

Derisa në qytetin e Prizrenit po zhvillohej debati i kandidateve për deputetë nga partitë për emisionin Frontal, në studio të hapur është afruar një lypës i cili ka kërkuar lëmoshë nga kandidatët për deputetë.

Ai afrohet në momentet e fundit të emisionit dhe kjo ka bërë që edhe kandidatët të reagojnë. Kandidatja e koalicionit NISMA-AKR-PD, Albulena Balaj, i thotë se do ta ndihmojnë pas përfundimit të emisionit, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-PSD, Ilir Baldedaj, pa nguruar nga xhepi i nxjerr disa para dhe ia jep lypësit.

Vlen të theksohet, se debati i Frontal në Prizren, ishte një nga debatet më të ‘ashpra’ të realizuara deri më tani./GazetaExpress/

 

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit