8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Avdyli siguron elektoratin e Hasit: Kurrë me PDK-në

Ish-kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka siguruar elektoratin e partisë së tij,  në fshatin Mazrrek të Hasit, se nuk do të ketë koalicion me PDK-në, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

“S’ do ketë koalicion me PDK-nw dhe për të s’kam asnjë një pikë dyshimi”, ka thënë Avdyli.

Kandidatët e LDK-së për deputetë të Kosovës, kanë qëndruar në Mazrrek të Hasit.

Kanë kërkuar nga banorët e këtij fshati që të votohet LDK-ja në zgjedhjet e tetorit/

Gjatë bashkëbisedimit, ata kanë marrë një pyetje nga një aktivist për koalicionin e mundshëm me PDK-në.

Avdyli, i cili është kandidat për deputet, ka hequr merakun e aktivistit.

“Në pyetjen nga një aktivist nga Mazreku i Hasit, se si mund të besojmë që kurrë s’do të shkoni në koalicion me PDK-në?”.

“ E sigurova se përveç vendimit unanim të Këshillit të përgjithshëm dhe vullnetit tuaj, strukturës së LDK-së, kundërshtisë së deputetëve s’di a ka garanci më madhe që ky koalicion s’do ndodhë se sa vetë kandidatura e Vjosa Osmanit”

“S’janë vetëm deklaratat e saj t? forta, por edhe veprimet në të kaluarën që në vazhdimësi ka kundërshtuar me vendime politike koalicionin LDK- PDK”.

“Unë i besoj Vjosa Osmanit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Lajmet e Fundit