Ministri Gashi priti drejtorin ekzekutiv i Frost Velly YMCA, Jerry Huncosky

Ministri Kujtim Gashi ka pritur ne takim drejtorin ekzekutiv te YMCA Jerry Huncosky, me të cilin bisedoi për zbatimin e projektit të ndertimit të qendres rinore në fshatin Pjetershan të Gjakovës, projekt ky i financuar nga MKRS.

Drejtori Huncosky u shpreh ndjehet tepër i lumtur për vizitën e tij në Kosovë dhe se ka kënaqësinë e veçantë që ndërtimi i kampit rinor po ecën sipas dinamikës së paraparë.

Huncosky u shpreh në emër të YMCA-së se janë të kënaqur tej mase me bashkëpunimin me MKRS-në. Ai falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë dhe seriozitetin e treguar në kuadër të këtij bashkëpunimi dhe konfirmoi mbështetjen e YMCA e SHBA-së për rininë më Kosovë edhe për vitet në vijim.

Ndërsa Ministri Gashi, e informoi në hollësi përfaqësuesin amerikan për projektin në Pjetërshan. Ministri theksoi se ndërtimi i kampit rinor do jetë një mundësi e mirë për zbatimin e programeve rinore.

Ministri Gashi e ka njoftuar edhe me politikat dhe vendimet e marra nga ana e MKRS-së në të mirë të rinisë. Ai veçoi themelimin për fondin për rininë si dhe potencoi se buxheti për rininë ka pasur një rritje të konsiderueshme.

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit