Braktiset Haskuka

Ka dështuar seanca e sotme e Kuvendit në Prizren.

Partitë opozitare, PDK dhe AAK, pasi kanë kundërshtuar rendin e ditës e kanë braktisur Kuvendin.

Ndërkaq, Nisma ashtu siç pati paralajmëruar nuk ka marrë pjesë në këtë seancë, shkruan “PrizrenPress”.

Në mungesë të kuorumit mbledhja është shtyrë për një ditë tjetër.

Partitë opozitare nuk janë pajtuar me pikën e rendit të ditës për propozim-buxhetin e vitit 2020 dhe parashikimin e buxhetit për vitin 2021-2022.

Është kundërshtuar edhe votimi për koncesion të pronës komunale.

Qeveria e Haskukës , pas daljes së Nismës nga koalicioni qeverisës nuk i ka numrat e mjaftueshme për të siguruar kuorumin nw Kuvend/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit