13.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Limaj: Djemtë dhe vajzat e Malishevës guxojnë me besu

LImaj ne tubimIsh-Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj ka vazhduar betejën për të fituar Malishevën me kandidatin për Kryetar të kësaj komune nga Iniciativa Qytetare për Malishevën, Ragip Begaj. Kështu, Limaj ka thënë se kjo iniciativë është shndërruar në lëvizje dhe se do të fitoj jo vetëm në Malishevë, por edhe në krejt Kosovën. Ai ka thënë se ka shumë arsye se pse ka ardhur deri në këtë pikë raportet e tij me PDK’në dhe përkrahja për IQM’në.

Sipas tij, arsyeja vendimtare për të ecur ndaras me PDK’në është besimi i të gjithëve se mund të bëhen ndryshime për të mirë në Malishevë.

“Kjo ka ardhur deri këtu për arsye se djemtë dhe vajzat e Malishevës guxojnë me besu. Ne momentin kur kemi besuar se mund ta çlirojmë vendin tonë Serbia e ka humbur Kosovën”, ka thënë Limaj, në një fshat të Malishevës

“Sot, ne jemi duke ndërtuar besimin dhe kemi bërë hapa të guximshëm për të ndërtuar vendin tonë”, ka shtuar Liamj, në videon, e cila është publikuar në faqen zyrtare të IQM’së në Facebook.

Ai ka hedhur kritika në drejtim të pushtetit lokal dhe qendror, duke thënë se qeverisja në të dy nivelet ka degradua.

“Kam dëgjuar, ju e dini, se për tri vite e gjysmë s’kemi qenë aktiv. Për tri vite e gjysmë ka pasur deformim në qeverisjen e nivelit lokal, por edhe më tutje. Këto informacione i kemi marrë nga bashkëpunëtorët tanë”, ka shtuar ai, transmeton express.

Limaj pas fitores së betejës gjyqësore në “Rastin Kelçka” ka nisur aktivitetet politike në përkrahje të Iniciativës Qytetare për Malishevën.

Ai, në secilin tubim, po kërkon të mos votohet PDK’ja, të cilën e kishte themeluar bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe disa ish-udhëheqës të UÇK’së.

Lideri i PDK’së para pak ditësh tha se disa zyrtarë të PDK’së e mira i ka qu peshë, duke aluduar në pakënaqësitë e disa prej zyrtarëve të partisë.

Raportet e Limajt dhe Kryetarit të PDK’së kanë pësuar thyerjen e fundit kur Kryeministri në një bisedë telefonike u referohet përkrahësve të Limajt në Malishevë si “zagarë”.

Në aferën “pronto”, Thaçi dëgjohet duke thënë se nuk dëshiron të vizitojë Malishevën për shkak se mund të gjendet përballë ndonjë situate jo të mirë nga “zagarët e Limajt”.

Në zgjedhjet e fundit, Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë humbur edhe pozitat udhëheqëse në PDK, derisa kanë mbetur vetëm anëtarë Kryesia, pozita këto të falura nga udhëheqja aktuale.

Më Shumë

30 vjet nga rënia e heroit kombëtar, Besim Ndreca

Sot më 3 maj janë bërë 30 vjet nga rënia në Malësi të Re të heroit kombëtar, Besim Ndreca. Patrioti mbetet një nga figurat më...

“Unë David Bowie dhe njerëzit”, tregim nga Ballsor Hoxha

Jemi një shpirt, demonët tanë dhe ne. Shpirtra dhunues, të huaj, brumosur brenda shpirtit tonë, kërcënues për jetë ndaj nesh, por edhe të vuajtur...

Lajmet e Fundit