14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kapiteni i FSK-së nga Dragashi intervistohet sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Ish-ushtari i UÇK-së që sot mban postin e kapitenit të FSK-së, Petrit Bojaxhu, do të intervistohet gjatë ditës së sotme në Hagë pas ftesës nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Bojaxhiu ditë më parë ishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese për t’i mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së, shkruan Gazeta Sinjali.“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbroj vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, kishte thënë ai.

Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, gjatë ditës së djeshme për Sinjalin kishte thënë se kohën e fundit janë shtuar numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale.“Ne kemi marrë një informacion që kanë shkuar edhe rreth 15 ftesa të reja, kryesisht janë nga rajone të ndryshme, si nga Llapi”, ka deklaruar ai për Sinjalin.

Ndërkohë, Haradinaj ka folur edhe për Petrit Bojaxhiun i cili gjatë ditës së sotme do të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka ndonjë informacion më shumë. Ne e dimë vetëm ditën kur ka me shkuar dhe kur ka me u kthyer. Si dëshmitar është i ftuar njëherë sepse këta janë duke bërë shumë gabime sepse janë duke u shkruar te dy titujt edhe dëshmitar edhe i dyshuar gjë që janë askund me realitetin”, ka deklaruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

Më Shumë

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Lajmet e Fundit