Kabashi: Autostrada Prizren-Tetovë, lehtëson jetën e banorëve në Lubinjë të Epërme

kabashi ne jeta e reKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi me bashkëpunëtorë të tij ka shpalosur programin qeverisës para qytetarëve të fshatit Lubinjë e Epërme.Fokusi kryesor i tij në këtë takim ishte zhvillimi i  blegtorisë dhe bimëve industriale mjekësore.

Kabashi, shprehu gatishmërinë e tij, se  gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, do të bashkëpunojë ngushtë me banorët e Lubinjes së Epërme në realizimin e kërkesave të tyre.

Një ndër priorietet kryesore ku banorët e fshatit Lubinjë e Epërme do të jenë përfitues të drejtëpërdrejtë, është ndërtimi i autostradës Prizren – Tetovë, projekt ky i porpozuar nga  Kabashi para katër vitesh. “Ky projekt tani është në tavolinat e Qeverisë së Kosovës, Shqipërisë, dhe të Maqedonisë. Ky project do të fillojë të ndërtohet pasi të përfundojë autostrada Prishtinë – Han i Elezit”, tha Kabashi.

Edhe eksperti i bujqësisë, Asim Thaçi, i cili njëherit është edhe kandidat për Asamble Komunale, elaboroi në detaje programin për blegtori që qeveria e ardhshme komunale e udhëhehqur nga  Kabashi dhe ekipi i tij qeverisës, do ta realizojë në këto treva.

Kabashi në fund të takimit u bëri apel qytetarëve të Lubinjes së Epërme të mos bien pre e premtimeve të rrejshme. Ai kërkoi që të votojnë numrin 62 .
Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastarti tha ndërkaq se koalicioni është I sigurtë në fitoren e 3 nëntorit.Koalicioni AAK-LDD platforëm zegjore e ka prezantuar edhe në lagjen “Jeta e Re”. Edhe në këtë takim, kandidati i koalicionit, Lulëzim Kabashi kërkoi nga banorët që të votojnë numrin 62. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj akuzon Qeverinë për korrupsion: Ka dhënë 2555 kontrata pa tender për 300 mln euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka akuzuar qeverinë në detyrë se e njëjta është e korruptuar. Përmes një postimi në Facebook, Totah tha se nga...

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit