Prizren/ 30 ditë paraburgim për personin që shpërndante drogë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale SH.B. nga Prizreni.

Siç njofton Gjykata, kjo u bë për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par. 1. të KPRK-së, shkruan PrizrenPress.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 28.09.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 27.10.2019.

“Me datën 28.09.2019, ka poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancë të dyshuar për narkotik të llojit “marihuan”, në atë mënyrë që kur zyrtarët policor nga Njësiti për Hetiminin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, gjatë egzekutimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e tij të banimit, gjenden sasi të konsiderueshëm të substancave të dyshuar për narkotikë të llojit “marihuanë”. Nga të dhënat e siguaruara nga ana e Policisë së Kososvës i pandehuri është i regjistruar edhe si kryers i veprave tjera të kësaj natyre”, thuhet në komunikatën e Gjykatës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit