11 C
Prizren
E premte, 29 Nëntor, 2024

Shaqir Totaj: PDK-ja është parti e sakrificës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren është takuar me elektoratin e nëndegëve “Xhevdet Doda”, “Shaban Polluzha” dhe “Gani Çavderbasha”.

Shaqir Totaj, në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së, shefit të Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës tha se PDK-ja ëhstë parti e sakrificës.

“PDK-ja si parti politike është krijuar mbi bazën e sakrificës dhe roli i saj ka qenë sakrifikues në interes të Kosovës, sepse është e vetmja parti që ka guxim, vizion për t’i shty proceset përpara dhe është e vetmja parti që e sakrifikon veten si parti për interes të Kosovës”, tha ai.

“Andaj, ky vizion i PDK-së është arsyeja, që na shtyn dhe na jep kurojë edhe neve që ta kërkojmë votën tuaj, sepse jemi të bindur se vota juaj do të jetë në shërbim të Kosovës.”

Ai në kuadër të shpalosjes së programonit të PDK-së, ka theksuar se PDK-ja ka program të qartë për zhvillimin ekonomik, për bizneset, “sepse kandidati për kryeministër z. Kadri Veseli ka edhe guxim, ka edhe vizion ka edhe përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare, që t’i bëjë realitet të gjitha premtimet”.

Shaqir Totaj, pas zbërthimit të programit elektoral, para të pranishmëve të shumtë i ka prezantuar edhe kadidatët e tjerë për deputetë të Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së në Prizren.

“Janë kandidatët më të mirë të mundshëm, profesionistë të fushave të ndryshme, prandaj ju ftoj që masovikisht t’i votoni kandidatët e PDK-së, në mënyrë që shteti i Kosovës të behet shtet që e njohin dhe e mbrojnë ndërkombëtarët”.

 

Bear Berisha, djali i heroit të Kosovës Xhevat Berasha, para të pranishmëve ka folur për arsyet  pse ai ka ardhur nga Austria, për të garuar për deputet.

“Kam dashur që ta sprovoj vetin dhe të jem në shërbim të atdheut ashtu siç ka qenë babai im dje në luftë, unë sot “të luftoj” në paqe për ndërtimin e shtetit. Betejën e sinqertë politika e kam gjetur në PDK-së, sepse është e vetmja parti që ka vizion, ka përkushtim dhe mbështetje nga ndërkombëtarët, andaj voto juaj për ne është votë pro Amerikës, është votë pro Bashkimit Evropian”, – ka theksuar ai.

 

Dhurata Tahiri, në fjalën e saj para të pranishmëve ka theksuar se vizioni i qartë i PDK-së e ka nxitur atë si të re, që të jetë pjesë e ekipit të PDK-së, sepse vetëm me PDK-në rina e sheh ardhmërinë e saj të sigurt dhe siç u shpreh ajo ”Në PDK çdo i ri dhe çdo intelektual, prodhues, biznesmen e konsideron vetin vetvetja dhe lirshëm mund t’i shpreh bindjet e veta.” Ndërsa kandidati Kadri Kryeziu, duke folur për situatën në arsim ka theksuar se PDK ka themeluar e ka hapë Universitetin e Prizrenit dhe të tjerët po tentojnë që t’ia zënë frymën, që ta largojnë rininë tonë nga rruga e dijës, por një veprim të tillë nuk do ta lejojë PDK , më në krye me Kadri Veselin. Andaj, vota juaj për 112 PDK dhe për ne kandidatët është votë për dinjitetin e qytetarit të Prizrenit dhe të Kosovës në përgjithësi.

Me pjesëmarrjen e qindra anëtarëve dhe simpatizantëve, dhe me brohoritjet e pandalshme të tyre, u dëshmua se ata tash më e kanë ndarë mendjen dhe se vota e tyre do të shkojë për PDK-në, më 6 tetor dhe bashkërisht do ta kremtojnë fitoren e madhe. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Katër të arrestuar në Rahovec, s’e larguan traktorin nga trafiku, i kanosën edhe policët

Katër persona janë arrestuar në Rahovec pasi që të njëjtit kanë kanosur verbalist policët të cilët kishin kërkuar nga ta të largonin traktorin nga...

Në Mamushë përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Në komunën e Mamushës është bërë përurimi i Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare Në këtë përurim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë,...

Lajmet e Fundit