Veseli në Malishevë: Qeveria ime do t’iu përkrah më shumë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka mbajtur sonte një tubim edhe me qytetarët e Malishevës.

Ai ka premtuar se të gjithë prodhuesit do të mbështeten me subvencione dhe grante investive, kurse eksportuesve do u kthehet tatimi doganor dhe tatimi i akcizës për çdo mall që është përdorur si input për të prodhuar produktin e eksportuar.

“Njerëzit e mrekullueshëm dhe punëtorë të Malishevës, në Qeverinë e udhëhequr nga unë do të gëzojnë përkrahje shumë më të madhe. Fermerët, prodhuesit dhe tregtarët e kësaj ane do të mbështeten me subvencione, grante investive dhe me lehtësira të shumta, që nga prodhimtaria primare deri te procesimi dhe përpunimi industrial. Po ashtu, të gjithë eksportuesve do u kthehet tatimi doganor dhe tatimi i akcizës për çdo mall që është përdorur si input për të prodhuar produktin e eksportuar.

Partia Demokratike e Kosovës do të shumëfishojë përkrahjen për bujqësinë dhe do të sigurojë më shumë fonde për ndërtimin e infrastrukturës moderne për grumbullimin, ruajtjen dhe paketimin e prodhimeve bujqësore.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. Votoni për një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit