0.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Veseli: Kilaj e ka përkrahjen e Qeverisë së Kosovës

veseli ne malsiheveMbrëmë në fshatin Lladroc, në kuadër të fushatës elektorale, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shpalosur programin e saj.

Në këtë takim, ku salla e Shtëpisë së Kulturës në këtë fshat, dukej e vogël për ti nxënë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, mori pjesë edhe zëvendës kryetari i parë i PDK-së, z.Kadri Veseli, kryetari i Malishevës, z.Isni Kilaj, bartësi i listës së kandidatëve të PDK-së për Malishevë, z.Adem Berisha, deputet e Kuvendit të Kosovës, znj.Hasime Mazreku-Krasniq dhe z.Halit Krasniqi, si dhe disa kandidat për anëtar të Asamblesë Komunale.

Me këtë rast, banorët e fshatit Lladroc, edhe njëherë treguan mbështetjen e fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës, pasi vet pjesëmarrja e jo vetëm anëtarëve të PDK-së, por edhe e shumë simpatizantëve dhe banorëve të këtij fshati, i dhanë mbështetje të fuqishme PDK-së dhe Isni Kilajt, për kryetar të Malishevës, sikur edhe kandidatit të tyre për Asamblenë Komunale, Ramë Bibaj.

“Isni Kilaj, si një njeri profesional e atdhetar, e ka përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkrahjen e bashkëluftëtarit tonë, z.Hashim Thaçi”, tha zv/kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli, duke ju drejtuar lladrocasve. Zv/kryetari Veseli, fillimisht falënderoi banorët e fshatit për bukën dhe besën e dhënë gjatë kohëve më të vështira të veprimtarisë së tij dhe të shumë bashkëluftëtarëve të UÇK-së. “Ju falënderoj shumë, në këtë natë emocionale.

Po të mos ishit ju, ne nuk do ishim këtu, e as nuk do isha as i gjallë e as i suksesshëm, sikur edhe kryeministri dhe të gjithë ne, pasi ju na keni mbajtur me bukë, me besë dhe kemi qëndruar bashkë e kemi luftuar bashkë”, tha Veseli.

“Unë dëshiroj, t’ju falënderoj për bukën e besën që na keni dhënë. Ne bijtë e juaj po kthehemi në politikë në mënyrën më njerëzore, me angazhimin tonë të fuqishëm, me tërë qenien tonë, në mënyrë që jeta jonë e përbashkët, tani të jetë më e mirë, në mënyrën që fëmijët tanë të kenë shkolla më të mira, që shëndeti i fëmijëve tanë të jetë më i mirë se dje. Në të njëjtën kohë, kemi obligime të gjithë bashkërisht, të marrin përgjegjësi aty ku jemi.

Me llogari kërkuarjen, na bëni të jemi më të përgjegjshëm, në mënyrën që të punojmë edhe më mirë se që kemi punuar dhe besoj se me përkrahjen tuaj, do vazhdojmë edhe pas 3 nëntorit. Është me rëndësi për neve që besimin tuaj, t’jua kthejmë me rrugë më të mira, me shkolla më të mira, me shërbime më të mira shëndetësore. Gjithë këto vite të qeverisjes së PDK-së, kanë treguar rezultate, që me qenë më pranë qytetarit. Identiteti i PDK-së, është vet Malisheva dhe kjo është arsyeja se PDK do të jetë prapa qytetarëve të Malishevës dhe kryetari juaj Isni Kilaj, i cili ka qenë që në fillimet e hershme të UÇK-së, do të jetë i përgjegjshëm si çdo herë në përgjegjësinë e tij si kryetar i komunës edhe për katër vitet e ardhshme dhe do ta ketë derën hapur për gjithë qytetarët e Malishevës.

Sot kam ardhur këtu ku jam në mesin e shumicës së njerëzve të mi, sepse momentet më të rënda të jetës dhe vdekjes i kemi jetuar bashkë. 3 nëntori i këtij viti është shumë përcaktues për të ardhmen e Malishevës, për të ardhmen e raporteve tona si shokë, ne ish luftëtarët e UÇK-së, nuk kemi njerëz për të humbur, duam të jemi bashkë dhe të punojmë bashkë. Pas 3 nëntorit, do të jemi bashkë përsëri, sikur kemi qenë gjithmonë”, tha zv/kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli duke ju drejtuar qindra banorëve të Lladrocit.

Ndërsa kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Malishevës, z.Isni Kilaj, duke ju drejtuar banorëve të Lladrocit dhe pasi shpalosi programin katër vjeçar për qeverisjes së Malishevës, premtoi përfundimin e ndërtimit të të gjitha rrugicave në fshat, rritjen e kapacitetit të ujit dhe premtimi kryesor ishte ndërtimi i shkollës së re për nxënësit e këtij fshati.
Në mbështetje të kryetarit Kilaj, ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës, z.Halit Krasniqi dhe znj.Hasime Mazreku, të cilët edhe njëherë siguruan se Kilaj dhe Malisheva, janë prioritet i Qeverisë Thaçi dhe se do të mbahet premtimi për 75 milion euro investime në katër e vitet e ardhshme për Malishevën.
Fushata e PDK-së, ka vazhduar në Bardh (ish Lladroviq), tubim i cili u pengua në fillim, por që përfundoi mirë dhe me përkrahje të fuqishme për PDK-në, ku Kilaj, premtoi se do vazhdohen investimet në këtë fshat, në të mirë rritjes së mirëqenies së banorëve të Bardhit.

Dhe në fund, të natës së mbrëmshme, PDK, e ka përfunduar fushatën me marrjen e përkrahjes në fshatin Temeqinë, ku si gjithmonë, banorët e Temeqinës, edhe kësaj radhe premtuan se do e ruajnë besimin në PDK, për të vazhduar me qeverisjen e mirë për Malishevën/PrizrenPress.com/

Më Shumë

47 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.   Nga këto aksidente, 15 ishin me të lënduar dhe 47 me dëme...

Green i Yllit, MVP i javës

Quade Green shkëlqeu në javën e 12-të të ProCredit Superligës, duke udhëhequr Golden Eagle Yllin drejt një fitoreje dramatike kundër Bashkimit në Prizren. Me...

Lajmet e Fundit