13.1 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

Berisha: Prioriteti i BD-së, zbutja e papunësisë

Berisha10-18Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka takuar qindra qytetarë të lagjes “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit” në Prizren. Ai tha se Bashkimi Demokratik ka një program zgjedhorë që garanton qeverisje të suksesshme për mandatin 4 vjeçar dhe ky program do të jetë shpresë për një jetë më të mirë për qytetarët.

“Fokusi kryesor i BD-së është zbutja e papunësisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës përmes lehtësirave që do t’i krijohen investitorëve të cilët janë të interesuar të vendosen në komunën tonë”, tha Berisha.

Sipas Berishës, qytetarët e Prizrenit të të gjitha komuniteteve nuk do të bien pre e presioneve për të mbështetur të pandehurin Muja.

“Muja është duke shpenzuar miliona euro, prejardhja e të cilave mund të dihet se prej nga është. Ai me foto gjigante dhe postera vend e pa vend po e torturon qytetarin e Prizrenit duke i trishtuar edhe fëmijët”, tha Berisha.

Ai garanton qytetarët e Prizrenit se pas 3 nëntorit me ardhjen e BD-së në pushtet, se do të marrin masa urgjente në mbrojtjen e zonës historike të qytetit, në rregullimin e trafikut urban, në krijimin e parkingjeve si dhe shumë çështjeve tjera që janë urgjente për pjesën qendrore të qytetit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit