20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Armiqt’ e Shqipërisë

Nga Konica citohet shpesh fraza: “armiqtë e Shqipërisë janë vetë shqiptarët”, por shumë nga ata që e citojnë ndoshta nuk e dinë kur dhe ku e ka shprehur Konica këtë mendim.

Bëhet fjalë për tekstin “Armiqt’ e Shqipërisë” publikuar për herë të parë në “Albania”, një gazetë që botohej nga vetë Konica.

Viti i publikimit të këtij artikulli është 1897.

“Dita” e sjell sot këtë pjesë të shkëputur në origjinal nga “Vepra 3 – Publicistika e Konicës” (Botimet Dudaj nën kujdesin e N.Jorgaqit).

Armiqt’ e Shqipërisë

Nga Faik Konica

Të gjith’ ata që kanë njohur vendin t’onë, shkrojnë që dheu i Shqipërisë munt të japë bukë një-zet milionë shpirtëve. E dini që jemi tre milionë dhe që dy milionë prej nesh ngordhin urije… Shkrojnë që Shqipëtarët janë mjaft të mënçurë me punuem, nukë vetëm për zbukurimin e tyre, por edhe për mirësin’, edhe për dritën e gjithë njerëzisë. E dini mirë që shqipëtarë të mësuarë janë më të rrallë se fjalët e vërteta në gojë prifti. Cilët prejtin bukën e barkut, cilët prejtin bukën e mëndes?

Kemi armiq. Për atë të gjithë bashkohen në një zë. Vetëm për këtë ndahen që të gjithë, nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris e grekut, ca dëftojnë gjarpërimin e shqevet, ca të tjerë emërojnë me zë të unjtë trashërin’ e Halldupëve. Kur dëgjojmë të tilla neve na vjen një i pambajtur gaz. Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqipëtarë, jo të tjerë.

Shqipëtarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat të trazuarat, gjer në luftat më të gjaktat, shqipëtari ka hequr hark, vërtitur kordhë e zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të unjtë, se historia e këtij kombi që – për pakë të qelbur ergjënt – shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshërim, nga aqë qind vjet që e shkelin edhe e kurvërojnë të huajtë, s’i erdhi dëshërim të japë dy pika gjak për lirin’ e vetëhesë?

Të dojin shqipëtarët lirin’ e Shqipërisë, lehtazi e bëjin; po rinë të patundurë, edhe andej dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqt’ e saj. Dëgjoni mirë, në mos e dini! S’janë armiq vetëm duke ndenjur duartë në gji, po ditë për ditë edhe ndryshe punojnë kundrë mëmëdheut. Shkaku i këtyre të ligave është se shqipëtarët s’kanë shpirtin mjaft të lartë për të dashur lirinë; Shqipëtarët psherëtitën natë e ditë pas orës tek do të mundin të jenë fare-fare robër nënë Turkun a nënë Grekun…

Tjetër shkak është që ca prej shqipëtarëvet janë të sunetisurë, ca të pagëzuarë. Këto të dy punërat miaft për të qeshur janë, edhe – në qoftë që ndonjë këndonjës nuk i njeh – ja, shkurt, qysh bëhen. Kur aritet një djalë shtat a tet’ vjeçar, i at’ i tij fton miqt, han’ e pinë dhe këndojnë, pastaj, duke rënë vjolitë, një maskara i qaset të gjorës foshnjes – e cila ulërin dhe përpiqet – edhe më një gërshërë në dorë i pret një thelë mish te nji vënt që është turp ta emëronj. Janë shqipëtarë që s’e bëjnë këtë punën; por ata, kur lindet një djalë, ja shpien një prifti mjekërqelburë, i cili e mer dhe e kllet lëkurca brënda në një magje plot me ujë.

Mos e mirni shtrëmbër mendimin t’im, u lutem; unë s’kuvëndonj kundrë këtyre punërave: të mira a të liga, çdo njeri ësht’ i lir t’i besojë dhe t’i mbajë. Vetëm një pyetje ju kam për të kërkuar, duke falur nderjes: A kuptoni si munt t’i ndrohet reza nji njeriu sepse – kur qe djalë – i këputnë një cop mish a e vunë brënda në një magje? Mua s’ma pret mëndja

Më Shumë

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1391 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit