Flet Anton Quni: Pse LDK nuk doli e para në zgjedhje, zbulon se a e kishte mbështetjen e Kryesisë, Vjosa Osmani

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka folur për herë të parë rreth rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Ai në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rritje në këto zgjedhje.

“Mendoj që pavarësisht faktit që nuk dolëm të parët, rezultati mes nesh dhe të parit është pothuajse simbolik, me një diferencë që nuk arrin as 1 për qind. Natyrisht që Vjosa Osmani, ngjalli entuziazëm, vullnet e shpresë, duke zgjuar elektoratin e fjetur të LDK-së që viteve të fundit nuk dilnin tek kutitë e votimit”, ka deklaruar Quni.

Ndërsa, i pyetur se a kishte mbështetjen e Kryesisë, kandidatja e tyre për kryeministre, anëtari i LDK-së ka thënë se Osmani ka pasur mbështetjen e fuqishme nga Kryesia, si dhe mbështetjen e të gjitha degëve në teren.

“Natyrisht që ka pasur mbështetje e fuqishme të Kryesisë, të gjithë akterëve të saj, dhe mbështetjen e të gjitha degëve në teren. Ditëve në vijim do ta analizojmë gjithë kampanjën dhe procesin, dhe sigurisht që në të ardhmen e afërt do të ndërmarrim masat e nevojshme për t’u përforcuar, e për t’u përmirësuar”, ka thënë mes tjerash Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, për gazetën “Bota sot”.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit