6.5 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë në Prizren, 38-vjeçarja kryen vetëvrasje

Të premten e 1 nëntorit, në fshatin Kushnin të Prizrenit një grua është gjetur e varur në kulmin e shtëpisë së saj. Ngjarja e rëndë është raportuar në polici nga vjehrra e së ndjerës, e cila edhe e kishte hequr trupin e pajetë nga litari, raporton Gazeta Express

Mëngjesin e së premtes, një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kushnin të Prizrenit. Një 38-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u varur në litar.

Këtë rast e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

“Me datë 01.11.2019 rreth orës 11:30 jemi informuar për vetëvrasje që ka ndodhur në fshatin Kushnin- Prizren. Trupi i pajetë i një gruaje Kosovare/Shqiptare u gjet në kulmin e shtëpisë së viktimës, nga vjehrra (dëshmitare), e cila e hoqi trupin e pajetë nga litari. Në vendin e ngjarjes kanë qenë të gjitha njësit përkatëse, Hetimet Rajonale dhe ekipi mjekësor. Në vendngjarje është konstatuar vdekja e viktimës nga ekipi mjekësor”, ka bërë të ditur Osmanollaj.

Osmanollaj ka treguare se në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “Vetëvrasje”, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit.

“Në konsultim me prokurorin rasti cilësohet “Vetëvrasje”. Me urdhër te prokurorit trupi i pajete është dërguar ne IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti i specializuar i hetimeve Rajonale ne Prizren. Viktima është e lindur ne vitin 1981”, ka theksuar Osmanollaj./GazetaExpress

Më Shumë

Pas shfaqjes së arinjve në fshat, shkolla në Bellobrad kërkon masa sigurie nga policia

Shkolla ‘Sezai Surroi’ në Bellobrad të Dragashit ka dërguar një kërkesë zyrtare drejt Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e masave të menjëhershme të sigurisë...

Vetura përfshihet nga flakët në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një veturë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Një lexues ka dërguar pamje, ku shihet duke dalë një sasi...

Lajmet e Fundit