Prizren, një muaj paraburgim të dyshuarit që kanosi nënën e tij

Gjykata Themelore e Prizrenit duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale M.M. nga Prizreni, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 07.11.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 06.12.2019.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se është kryer vepra penale nga i dyshuari i cili e ka kanosur nënën e tij viktimën e ndjeshme, si dhe në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjes së tij, duke pasur parasysh këto rrethana si dhe sjelljet e mëparshme të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si kryerës i veprave tjera penale ekziston rreziku se i njëjti mund të përsëris këtë vepër penale ndaj nënës së tij apo edhe familjareve të tjerë si dhe të përfundoj të njëjtën vepër penale për të cilën është kanosur ta kryej”.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit