9.1 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

1 vit burgim për “Burdushin”

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktvendimin dënues ndaj Hysri Peçanit, i njohur si Burdushi.

Me këtë rast Burdushi dënohet me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale të mashtrimit.

“Nga data 20.06.2014 deri më 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe më këtë e nxit të dëmtuarin me iniciale Q.P., si mjek popullor, merren vesh në mes vete që i pandehuri me iniciale H.P. t’ia shëroj gruan e tij që vuante nga depresioni, në kompensim të një vlere prej 2 mijë e 200 euro, por që pas kalimit të një kohe gruaja nuk ishte shëruar dhe si rrjedhojë të dëmtuarin e vendos në lajthitje dhe mashtrim, duke i shkaktuar dëm material ” njofton Gjykata Themelore e Prizrenit

Gjykata i ndalon Burdushit edhe ushtrimin e profesionit në kohëzgjatje prej tre viteve.

Më Shumë

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lajmet e Fundit